Tetovë, humb jetën një motoçiklist 33-vjeçar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në rrugën lokale fshati Pallaticë – Zhelinë, mbrëmë rreth orës 23:00 ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin ka humbur jetë një 33 vjeçar nga Pallatica.

Siç njofton MPB, aksidenti ka ndodhur në mes një makine “Audi” me targa të Shkupit e drejtuar nga një 23-vjeçar dhe një motoçiklete “Yamaha” pa regjistrim, e drejtuar nga 33-vjeçari, i cili ka ndërruar jetë.

Pas aksidentit viktima është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku edhe ka ndërruar jetë.

Ekipi i SPB Tetovë dhe Prokuroria kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes.

Advertisement

*Foto: Arkiv

Tetovë, humb jetën një motoçiklist 33-vjeçar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy