Tetovë: Nga dita e hënë rikthehet transporti publik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas pesë muajve, transporti publik në qytetin e Tetovës po rikthehet.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i “Tetova Transport”, Rafiz Mejdia, i cili ka deklaruar se nga dita e hënë Tetovës do ti rikthehet transporti publik.

“Ditën e hënë do të jenë në funksion autobusët. Dje kanë pasur një test për shoferat, sot do të pastrohen që të jenë gati për të hënën. Të gjitha dokumentacionet në bazë të ligjit i kemi rregulluar, kemi pasur shumë punë të arrimë deri te përfundimi i të gjitha procedurave, po ja arritëm në një kohë të shkurtër t’i përfundojmë”, tha Rafiz Mejdia për Portalb, përcjell Telegrafi.

Nëpër stacione janë ngjitur edhe tabelat me oraret dhe linjat e autobusëve.

Advertisement

Autoritetet komunale kanë paralajmëruar edhe rritje të çmimit të biletave nga sa ishin paraprakisht, kjo si pasojë e rritjes së çmimeve të derivateve të naftës, por kjo sipas tyre ngelet të vendoset më tutje.

Tetovë: Nga dita e hënë rikthehet transporti publik shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy