Tetovë, policia jep detaje për trupin e pajetë të gjetur në lumin Vardar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tetovë, policia jep detaje për trupin e pajetë të gjetur në lumin Vardar

Policia gjatë ditës së sotme ka dhënë detaje për trupin e pajetë që u gjet gjatë ditës së djeshme në lumin Vardar pranë fshatit Radiovcë të Tetovës.

Autoritetet nuk kanë konstatuar vdekje pa gjurmë të dhunës, ndërkaq kufoma është identifikuar dhe i është dorëzuar familjes.


Gjendet një trup i pajetë në lumin Vardar afër Tetovës

Advertisement

“Më 03.08.2021 rreth orës 13.40 në SPB Tetovë është raportuar se në vendin e quajtur “Mburoja”, zona e Radiovcës së Tetovës, një kufomë njeriu është vërejtur në rrjedhën e lumit Vardar. Pas identifikimit të tij nga familja, është identifikuar se bëhet fjalë për personin Z.R. (53) nga fshati Tenovë i Tetovës, i cili më parë kishte qenë i raportuar se ishte larguar nga shtëpia. Shërbimi urgjent mjekësor ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dhunës. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit i është dorëzuar familjes”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

 

Tetovë, policia jep detaje për trupin e pajetë të gjetur në lumin Vardar shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy