Tetovë: Rreth 150 zjarrfikës u angazhuan në lokalizimin e zjarrit, mbi qytet ka ende tym të zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zjarri i madh në fabrikën e materialeve ndërtimore “Pofix” në Tetovë, është lokalizuar vonë pasditen e sotme, ndërsa retë e dendura të tymit të zi që mbuluan Tetovën janë ende mbi qytet!

Zjarri është shuar nga rreth 150 zjarrfikës nga Tetova, Shkupi, Kumanova dhe Kavadari.

Në ndihmë erdhën edhe anëtarë të ushtrisë dhe një helikopter policie.

Nga Njësia e Zjarrfikësve të Tetovës, sot pasdite informuan për MPB-në se bashkë me kolegë nga disa qytete kanë intervenuar për shuarjen e zjarrit që po kaplonte në ish-ndërtesën administrative të “Kombinatit të duhanit”, dhe me sukses kanë parandaluar përhapjen e zjarrit në dy objekte fqinje.

Advertisement

Fatmirësisht nuk ka të lënduar rëndë.

Disa persona u ankuan për probleme me frymëmarrjen dhe u dërguan në spital.

Zjarri sot paralizoi plotësisht jetën në qytet dhe qytetarët të cilët ende po përballeshin me pasojat e stuhisë së djeshme dhe oborret e bodrumet e përmbytura.

 

Advertisement

Tetovë: Rreth 150 zjarrfikës u angazhuan në lokalizimin e zjarrit, mbi qytet ka ende tym të zi shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy