Tetovë, shtatëdhjetë njësi gjaku janë mbledhur javën e kaluar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë javës së kaluar të punës, janë mbledhur gjithsej 70 njësi gjaku në dy aksione për dhurimin e gjakut, si dhe në një procedurë të rregullt në Shërbimin e mjekësisë së transfuzionit, njofton Kryqi i Kuq i Tetovës.

Në Shërbimin për transfuziologji pranë Spitalit klinikë në Tetovë gjak kanë dhuruar 24 persona. Nga aksionet e organizuara në ambientet e kazermës të URM-së ‘Kuzman Josifoski Pitu’ – Tetovë, të enjten, më 13 gusht, 33 persona dhuruan gjak, ndërsa të premten në xhaminë e sipërme në fshatin Nerasht-komuna e Tearcës u grumbulluan 13 njësi gjaku. Ose gjithsej 70 njësi gjaku për të tre vendet, informon Shkëlqim Murati, sekretari i Kryqit të Kuq.

Këtë javë janë paraparë dy aksione të reja për dhurimin e gjakut së bashku me Shërbimin për mjekësi transfuziologjike. Në hapësirat e MPB-SPB stacioni policorë Tetovë e mërkurë 19 gusht nga ora 10:00 deri në orën 15:00. Të premten aksion do të ketë në hapësirat e xhamisë në fshatin Xhepshisht nga ora 13:30 deri në orën 16:00.

Tetovë, shtatëdhjetë njësi gjaku janë mbledhur javën e kaluar shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy