Tetovë, shumë shpejt nis sanimi i Rrugës së Butiqeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më 30 nëntor të vitit 2022 komuna e Tetovës kishte nënshkruar marrëveshje me Ministrinë e Pushtetit Lokal që të fillojë rikonstruimi i rrugës së butiqeve në Tetovë. Fillimi i punëve ishte paraparë për në pranverën e vitit 2023. Duke patur parasysh se ky projekt ishte miratuar në vitin 2019 nga Bashkimi Evropian përmes Fondeve për Bashkëpunim Ndërkufitar me komunën e Prizrenit, për shkak të rritjes së çmimeve të materialeve ndërtimore në vitin 2023 kishte ndryshuar edhe kostoja financiare. Tërë këto procedura së bashku me tenderin, vonuan fillimin e punëve. Më pas shkaku i sezonit veror, sërish punimet ishin lënë për në vjeshtë.

Në ndërkohë, dislokimi i rrjetit nëntokësor së bashku me lejen nga policia kanë bërë që ende të vonohen punimet. Së fundmi SPB-Tetovë nuk ka dhënë leje për fillimin e punëve. Komuna e Tetovës është detyruar që sërish të dërgojë edhe njëherë kërkesë gjatë javës së kaluar. Pritjet janë që këtë javë të merret leja nga policia dhe të fillohet me punë.

“Pas shumë pengesave administrative që kemi pasur, tash pritet që në fillim të javës së ardhshme, pasi që të marrim leje për rregullimin e regjimit të trafikut nga ana e SPB-Tetovë, të fillohet me punë. Bëhet fjalë për një projekt mjaft të dobishëm për tregtarët në atë zonë por edhe për qytetarët në përgjithësi”, thotë Elmi Osmani, përfaqësues i komunës së Tetovës.

Projekti do të fillojë të realizohet nga pjesa tek Gjykata e Tetovës, ndërsa punët do të vazhdojë derisa të fillojë sezoni veror, që të mundin ata ta shfrytëzojnë sezonin për tregti, sepse me muaj të tërë presin që të punojnë gjatë verës. Nga komuna e Tetovës shfaqin shpresë se së shpejti policia do të jep që të fillojë të realizohet projekti. “Gjatë javës së kaluar kemi dërguar për së dyti herë projektin tek SPB-Tetovë dhe besoj se këtë javë do të kemi përgjigje pozitive dhe të tejkakohet ky si problem që na ka tanguar tash e disa muaj”, thotë Osmani.

Advertisement

Nga policia e Tetovës kohë më parë theksuan se projekti ka pasur mangësi. “Gjatë kontrollit të projektit themelor të komunikacionit janë konstatuar lëshime esenciale, si kalim i alternuar i mjeteve nga drejtime të kundërta, dhe jo ndalim i plotë i qarkullimit, siç thuhet në projektin e tyre të trafikut. Në projektin bazë të trafikut kanë munguar vulat e personit juridik. Nuk ka vulë ligjore në lejen e ndërtimit, Për të dhënë pëlqimin e kërkuar, është e nevojshme të largohen të gjitha vërejtjet dhe të korrigjohet projekti i trafikut dhe të dorëzohet për rishqyrtim”, theksuan nga SPB-Tetovë.

Në ndërkohë nëse eventualisht tejkalohen të gjitha pengesat punimet do të zgjasin deri në fillim të sezonit dhe më pas do të vazhdojnë deri në vjeshtë. Me këtë projekt pritet që të ruhet identiteti i Rrugës së Butiqeve apo i Çarshisë së Epërme. Kjo rrugë në të kaluarën ishte shumë e njohur dhe e frekuentuar nga qytetarët për artizanalet megjithatë sot bizneset që ndodhen aty nuk kanë punë sikur para disa viteve. (koha.mk)

 

The post Tetovë, shumë shpejt nis sanimi i Rrugës së Butiqeve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy