Tetovë: Sulmet fizike forma më e shpeshtë e prishjes së rendit dhe qetësisë publike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informon se në tre muajt e parë të vitit 2021 sulmet fizike janë shembujt më të shpeshtë të prishjes së rendit dhe qetësisë publike në rajonin e Tetovës, thuhet në evidencën e policisë së Tetovës.

SPB Tetovë informon se edhe gjatë ditës së djeshme janë regjistruar dy denoncime të tilla.

“Gjysmë ore pas mesnate, H.Z. (21) nga Tetova në SPB Tetovë ka denoncuar se njëzetë minuta më parë para shtëpisë së tij në rr. “Bllagoj Toska” në Tetovë është sulmuar fizikisht nga dy persona. Paraprakisht rreth orës 20 e 10 minuta, V.S. (32) nga Tetova ka denoncuar se një orë para denoncimit para ndërtesës në të cilën jeton në rrugën “180” në Tetovë është sulmuar fizikisht nga dy persona, prej të cilëve njërin e ka njohur”.

“Në tremujorin e parë të këtij viti në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë janë regjistruar gjithsej 52 prishje të rendit dhe të qetësisë publike ose katër për qind më pak në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar”, informoi Marjan Josifovski zëdhënës i SPB Tetovë.

Advertisement

Numri më i madh i shkeljeve janë zbardhur në tërësi dhe janë përmbyllur me 67 kërkesa për ngritjen procedurës penale kundër 87 autorëve.

Tetovë: Sulmet fizike forma më e shpeshtë e prishjes së rendit dhe qetësisë publike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy