Theret me thikë një 27-vjeçar në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një djalë 27-vjeçar nga Makedonska Kamenica u godit me thikë në një shtëpizë në “Potoçko Malo” në Makedonska Kamenica.

Ngjarja, e cila është konfirmuar nga shërbimet e policisë, ka ndodhur rreth orës 4:00, ku thonë se arsyeja e ngjarjes së pakëndshme është një debat mes disa personave.

“Më 31 korrik 2021 rreth orës 04:00 në Departamentin e Policisë Makedonska Kamenica u raportua se pas një zënke të mëparshme, me lëndim të një objekti të mprehtë në Shërbimin Emergjent Mjekësor në Makedonska Kamenica u pranua N.M. (27)”, njofton policia.

Pas masave të marra, siç shtojnë nga atje, u përcaktua se personi ishte plagosur gjatë një sherri mes disa personave në një shtëpizë në “Potoçka Mala”, në fshatin Todorovci.

Advertisement

Masat e mëtejshme janë marrë nga autoritetet kompetente për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/

Theret me thikë një 27-vjeçar në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy