Theret një 12-vjeçar në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një fëmijë i moshës 12-vjeçare është therur me një mjet të mprehtë në tregun e gjelbër në Shkup, informojnë nga MPB.

Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 20:00. Në polici është raportuar se 12-vjeçari është gjetur me plagë në pjesën e shpinës, të shkaktuara nga goditjet me një mjet të mprehtë nga një person i panjohur.

I mituri është dërguar në Spitalin e Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” ku mjekët kanë konstatuar plagë në trupin e 12-vjeçarit.

Nga MPB njoftojnë se janë marrë të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/

Advertisement

Theret një 12-vjeçar në Shkup shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy