TIDZ: Regjistrohet rritje e konsiderueshme e të punësuarve dhe eksportit në muajin shkurt

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në mënyrë të konsiderueshme rritet numri i të punësuarve për 4% dhe mbi 30% i eksportit në muajin shkurt në kompanitë e zonave të lira ekonomike, tregojnë të dhënat e analizës së TIDZ, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Eksportet në muajin shkurt kanë arritur në 340 milion euro dhe janë për 30% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 dhe mbi 36% më shumë se muajin janar të vitit të kaluar. Edhe tek importet në muajin shkurt është regjistruar rritje prej 23% krahasuar me shkurtin e vitit 2021.

Importi tek kompanitë në zonat ekonomike në muajin e dytë kanë arritur shifrat e 300 milionë eurove, çka është një rritje prej 46% më shumë se muaji janar i vitit 2022. Analizat tregojnë se në muajin e dytë të këtij viti është regjistruar edje nivel i lartë i eksportit neto prej 16.3 përqind.

Numri i të punësuarve në muajin shkurt ka arritur në nivelin më të lartë. Në kompanitë e TIDZ punojnë mbi 14.430 punëtorë me çka është regjistruar rritje për 4% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa vetë krahasuar me janarin ka rritje prej 2%.

Advertisement

Trendi i rritjes pritet të vazhdojë duke qenë se TIDZ në vitin 2021 ka arritur marrëveshje investimi në vlerë prej 188 milionë eurosh që duhet të sjellin 2.700 vende të reja pune. Shumica e këtyre projekteve janë planifikuar të fillojnë prodhimin këtë vit./Telegrafi/

TIDZ: Regjistrohet rritje e konsiderueshme e të punësuarve dhe eksportit në muajin shkurt shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy