Këshilltari Shtetëror për Politikat Evropiane, Dragan Tilev, sqaron se Protokolli me Bullgarinë ka trajektoren e tij me marrëdhënie dypalëshe dhe bazohet në elementet e dakorduara me Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë.

“Scholz, por jo vetëm ai, shprehën mbështetje. Kishim disa deklarata nga të gjithë partnerët tanë strategjikë euroatlantikë, të cilat mendoj se duhet të dëgjohen, por edhe zëri i popullit maqedonas. Vendimi në fund është politik, por zëri i popullit dhe zëri i partnerëve tanë euroatlantikë duhet të jetë i balancuar, për të marrë një vendim të zgjuar”, thotë Tilev në lidhje me vendimin përfundimtar për pranimin ose mospranimin e propozimit francez.

Sipas tij, procesi i zgjerimit të BE-së është kompleks dhe përfshin shumë elementë.

“Në raport me ne dhe të tjerët që do të negociojnë me BE-në, për ta ka elemente të ndryshme që kanë të bëjnë me procesin e stabilizim-asociimit, të cilat dalin nga marrëdhëniet bilaterale me disa shtete anëtare të BE-së”, tha Tilev për “Sitel”./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tilev: Vendimi për propozimin francez duhet të balancohet nga zëri i popullit dhe zëri i partnerëve euroatlantikë shkruan Telegrafi.