Tiroidi Hashimoto është sëmundje autoimune e gjëndrës tiroide, e karakterizuar nga shkatërrimi i qelizave tiroide nga antitrupat specifikë të krijuar nga sistemi imunitar i njeriut. Për këtë kemi biseduar me Dr.Marija Ilijovska, endokrinologe
Në çdo pacient të prekur nga tiroidi Hashimoto, pasqyra klinike është individuale dhe jashtëzakonisht e ndryshueshme.
Evolucioni i kësaj sëmundjeje zakonisht rezulton në ulje të prodhimit të hormoneve të tiroides, një gjendje e njohur si hipotiroidizëm dhe shumë rrallë mund të shfaqet si hipertiroidizëm, e cila karakterizohet nga prodhimi i shtuar i hormoneve tiroide.
Për më shumë informacion në lidhje me tiroiditin Hashimoto, konsultohuni me endokrinologun tonë.
CILAT JANË SIMPTOMAT DHE SHENJAT TIPIKE PËR TIROIDIN HASHIMOTO?
Tiroidi Hashimoto ka një fillim të ngadaltë, “të heshtur” dhe delikat. Intensiteti i simptomave dhe shenjave ndryshon në varësi të ashpërsisë së sëmundjes, d.m.th sa është mungesa hormoneve tiroide si dhe periudha kohore e mungesës hormonale.
Në fazën e parë, simptomat dhe shenjat janë kryesisht diskrete dhe jo specifike, prandaj në këtë periudhë të sëmundjes, pacientët rrallë konsultohen me një endokrinolog dhe gjendja
mbetet i padiagnostikuar.
Simptomat dhe shenjat e hershme që mund të tregojnë tiroiditin Hashimoto janë:
– Lodhje
– Sëmundje të këqija
– Mungesë e energjisë
– Kapsllëk
– Lëkurë e thatë
– Rritje peshës trupore edhe përkundër mungesë së oreksit
– Pamundësia për humbje të peshës së tepërt
– Thonjë të brishtë
– Flokë të thatë dhe të brishtë
Siç përparon sëmundja, ndezja autoimune vazhdimisht dhe “fshehurazi” e shkatërron indet tiroide dhe në momentin kur rëndohet funksionimi i gjëndrës tiroide, te pacienti përveç simptomave dhe shenjave të mësipërme, mund të shfaqen edhe:
– Rënia e flokëve
– Prishja e memories
– Mungesa e koncentrimit
– Ndërprerja e zërit
– Vështirësi në gëlltitje
– Prishje e ciklit menstrual te gratë dhe impotencë te meshkujt
– Ulje e libidos
– Galaktorrea (shkarkim i qumështit nga gjiri)
– Irritimi
– Depresioni
– Mosdurimi ndaj të ftohtit
– Dhimbje në muskuj dhe kyçe
– Ngërçe muskulore
– Ënjtje e duarve dhe këmbëve
– Ënjtje rreth syve
Simptomat dhe shenjat e kësaj sëmundje paraqiten shkallë shkallë dhe fshehurazi, me çka pacientët shumë shpesh përshtaten dhe i pranojnë si pjesë përbërëse e jetës së tyre.
Prandaj, për trajtim të suksesshëm të tiroidit Hashimotot është e nevojshme diagnostikim në kohë dhe terapi adekuate, e cila arrihet me konsultim në kohë me specialist
endokrinologu.
The post Tiroidi Hashimoto? Ju flet endokrinologe Dr.Marija Ilijovska appeared first on Telegrafi.