Tomovski: Pakoja e masave anti-krizë, ryshfet para zgjedhjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga opozitarja OBRM-PDUKM thonë se pakoja e masave të përgatitura nga Qeveria e Kovaçevskit dhe Ahmetit nuk është gjë tjetër veçse një pako për ryshfet të lirë parazgjedhore që vjen vetëm pak muaj para zgjedhjeve të dyfishta parlamentare dhe presidenciale.

Sipas OBRM-PDUKM-së kjo pako masash nuk është për asistencë sistematike për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, por për një ryshfet dukshëm të lirë për vota.

“Pakoja e masave të përgatitura nga Qeveria e Kovaçevskit dhe Ahmetit nuk është gjë tjetër veçse një paketë për ryshfet të lirë parazgjedhore që vjen vetëm pak muaj para zgjedhjeve të dyfishta parlamentare dhe presidenciale. Kjo paketë masash nuk është për asistencë sistematike ndaj kategorive më të rrezikuara të qytetarëve, por për ryshfet të lirë të dukshme të votave.

Me këtë paketë masash nuk zbatohen masa sistematike që do të përmirësojnë ndjeshëm pozitën e pensionistëve, të të rrezikuarve socialë dhe familjeve me të ardhura të ulëta, por bëhet ryshfet i njëhershëm i votave, me para që kjo Qeveri ua ka borxh të gjithë qytetarëve. Rritën borxhin për të korruptuar votat”, deklaroi Ivica Tomovski.

Advertisement

Tomovski: Pakoja e masave anti-krizë, ryshfet para zgjedhjeve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy