Toshkovski: Është urdhëruar inspektim për punën e policisë për vrasjen e dyfishtë në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski urdhërori inspektim në punën e MPB-së për rastin e vrasjes së dyfishtë që tronditi vendin në fillim të dhjetorit, për të cilën i akuzuari kryesor është Ljupço Palevski.

Toshkovski për “TV24” nuk ka dashur të zbulojë më shumë detaje, përveç se dyshon në mënyrën se si ka vepruar MPB në zbardhjen e rastit dhe ka urdhëruar hetim për të parë nëse policia i ka respektuar të gjitha procedurat dhe standardet.

“Cilido qoftë rezultati i shqyrtimit të brendshëm, publiku do ta dijë. Dyshimet e mia mund të jenë të pabaza, por kjo temë duhet të mbyllet”, ka treguar Toshkovski, i cili ka saktësuar se dyshimet e tij kanë lindur pas marrjes së pozitës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe qëllimi i inspektimit është që të kontrollohet në detaje, me fakte dhe argumente, nëse janë ndjekur procedurat nga ky hetim.

I akuzuari për vrasjen e dyfishtë të 14-vjeçares Vanja Gjorçeva dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski ndodhet ende në Turqi, ku me fletarrest ndërkombëtar është arrestuar.

Advertisement

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ditë më parë deklaroi se procedura gjyqësore për ekstradimin e tij ka përfunduar dhe se Palevski së shpejti do të ekstradohet në Maqedoni./Telegrafi/

Toshkovski: Është urdhëruar inspektim për punën e policisë për vrasjen e dyfishtë në Shkup shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy