Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në Athinë u takua me Mark Julian Sievert, i cili është kryetar i bordit të drejtorëve të VERIDOS – kompanisë përgjegjëse për prodhimin e formularëve të dokumenteve personale.

Në takim u diskutua për mundësinë e përshpejtimit të dinamikës së prodhimit dhe dorëzimit të formularëve dhe u konstatua se për periudhën e ardhshme do të sigurohet vazhdimësia dhe dërgimi në kohë i formularëve për dokumentet e udhëtimit.

Ministria e Brendshme thotë se kjo siguron kushte që makineritë e prodhimit të pasaportave të punojnë pa ndërprerje dhe me kapacitet të plotë në muajt maj dhe qershor.

The post Toshkovski nga Athina: Kemi siguruar vazhdimësi dhe dorëzim në kohë të formularëve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";