Toshkovski: Vetëm 3.000 pasaporta mund të japim në ditë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski thotë se mund të bëhen vetëm 3.000 pasaporta të reja në ditë, por në kushte të optimizuara.

“Kemi dy makineri me kapacitet ditor që shpresoj t’i optimizojmë, për rreth 3.000 pasaporta në ditë. Por më e rëndësishmja është të mos humbasë vazhdimësia, dinamizmi në lëvrimin e formave. Nëse ka shtypje të pasaportave të tipit B me gjuhë të tjera, do të jetë nën 2.800, pra është më ngadalë”, tha Toshkovski për “Sitel”.

Parashikimet e tij janë se pasaportat do të rinovohen deri në Vitin e Ri nëse gjithçka shkon mirë me makineritë dhe dërgimin e formularëve.

“Ne do të arrijmë deri në Vitin e Ri, kemi rreth 10 muaj, por vetëm nëse rritet kapaciteti, të paktën minimalisht, dhe nëse kemi formularët, do të mund t’i rinovojmë ato 650 mijë pasaporta me emrin e vjetër. Një makineri tjetër nuk mund të sigurohet, sepse tani ka zgjedhje dhe kjo procedurë kërkon shumë kohë. Nëse punojmë 25 ditë në muaj, me 3.000 në ditë, kjo është 75.000 në muaj. Me këtë shifër do të mund të ndryshohen”, tha Toshkovski./Telegrafi/

Advertisement

Toshkovski: Vetëm 3.000 pasaporta mund të japim në ditë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy