Tragjedia në Koçan, Saliu: Nuk ndjej faj, duhet t’ua lëmë gjykatave të sjellin vendime dhe të zhvillojnë procedurën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Minsitri pa resor, i angazhuar për integrim dhe implementim të Strategjisë për inkluzion të romëve 2022-2030, Shaban Saliu tha sot se nuk ndihet fajtor për akuzat e pushtetit për zjarrin në diskotekën Pulse në Koçan.

Ai tha se do të lejojë të zhvillohet procedura hetimore edhe pse beson në pafajsinë e tij.

“Gjithnjë derisa nuk jam i dënuar, nuk jam fajtor. Nuk ndjej kurfarë faji dhe duhet t’ua lëmë gjykatave të sjellin vendim dhe ta zhvillojnë procedurën. Nuk është korrekte dhe nuk është e drejtë gazetarët të zhvillojnë procedurë gjyqësore, sepse ka një prezumpcion të përgjithshëm të pafajësisë”, theksoi Saliu para fillimit të ngjarjes me rastin e shënimit të Ditës memoriale të Holokaustit të romëve – 2 Gushtit.

Ai kritikoi dhe gazetarët për shkelje të privatësisë dhe përndjekje, pas akuzave se ai po përdor automjet zyrtar për tu paraqitur në gjykatë.

Advertisement

“Nuk isha në pushim, nuk isha askund, përkundrazi në kuadër të detyrave të mia, e kreva edhe atë, u paraqita. Prej orës 8 deri në orën 17 jam në punë dhe nuk kam qenë askund jashtë shtetit, por kam qenë në gjykatë”, tha Saliu.

The post Tragjedia në Koçan, Saliu: Nuk ndjej faj, duhet t’ua lëmë gjykatave të sjellin vendime dhe të zhvillojnë procedurën appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy