Trajanov: Ky konflikt është shumë afër nesh, duhet të mendojmë për interesat tona afatgjata

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti dhe ish-ministri i Brendshëm Pavle Trajanov thotë se operacioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë është një sulm brutal ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe një shkelje e ligjit ndërkombëtar.

Në një deklaratë për “Fokus”, ai tha se ndërhyrja ushtarake do të zgjasë për aq kohë sa Ukraina do të rezistonte, e cila, sipas tij, do të shkaktonte dëme të mëdha në infrastrukturë dhe objektet e prodhimit dhe do të kishte shumë viktima dhe refugjatë.

“Ky konflikt është shumë afër nesh, ndaj duhet të kujdesemi për interesat tona afatgjata, strategjike dhe jetike”, tha ai.

Ai shtoi se vendi duhet të përgatitet dhe të ballafaqohet me pasojat./Telegrafi/

Advertisement

Trajanov: Ky konflikt është shumë afër nesh, duhet të mendojmë për interesat tona afatgjata shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy