Trajanov: LSDM po bllokon ligjin për një njësi zgjedhore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i LD-së, Pavle Trajanov, formimin e grupeve punuese për ndryshimin e modelit zgjedhor e interpreton si ikje të LSDM-së nga premtimi për një njësi zgjedhore.

Sipas tij, LSDM-ja është konsistente në qëndrimin e saj dhe siç thotë ai, derisa ish-kryeministri Zoran Zaev publikisht e ka përkrahur propozimin për një njësi zgjedhore, Qeveria ka dhënë mendim negativ për projektligjin me nënshkrimin e zv. kryeministrit të parë Artan Grubi.

“Gjatë negociatave për qeverinë e re, Zaev tha se do të bisedojë me Ahmetin për ta bindur se është mirë që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore. Kovaçevski tha se propozimin tonë do ta paraqesë, ndërsa tani ai kërkon konsensus të gjerë.

Tani me shpalljen e grupeve punuese është e qartë se LSDM po e bllokon ligjin. Një tjetër gjë thoshin kur kishin nevojë për ne për të formuar qeverinë e re, një tjetër gjë tani.

Advertisement

Pres që ligji të zhbllokohet në Kuvend dhe Komisioni për Sistem Politik të thërrasë seancën për ligjin. Nuk ka asnjë mundësi ligjore apo procedurale për ta mbajtur ligjin në sirtar.

Edhe pse i kemi dërguar letër Xhaferit për të filluar debatin për ligjin, ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Kam kërkuar takim me Ahmetin, por as ai nuk është përgjigjur. Tre muaj është koha optimale për të miratuar ndryshim të modelit zgjedhor. Nëse duan le të formojnë grupe pune”, thotë Trajanov për “Sloboden Peçat”./Telegrafi/

Trajanov: LSDM po bllokon ligjin për një njësi zgjedhore shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy