Trajanov: Nuk votova për miratimin e propozimit francez

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lideri i Lidhjes Demokratike të Maqedonisë, Pavle Trajanov, partia e të cilit është pjesë e koalicionit qeverisës, sot nuk ka votuar për miratimin e propozimit francez.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

“Në seancën e sotme të Kuvendit të Maqedonisë ku u diskutua për propozimin francez (Korniza negociuese), NUK votova për konkluzionet e propozuara nga LSDM dhe BDI. Nga foltorja urdhërova të votohen konkluzionet që i propozova, të cilat e obligojnë Qeverinë që të angazhohet në Kornizën Negociative që të përfshijë qëndrim për gjuhën maqedonase, të lërë jashtë çështjet bilaterale dhe temat historike, si dhe Protokollin”, ka shkruar Trajanov.

 

Advertisement

Trajanov që nga fillimi ka mbajtur qendrim kundër propozimit francez.

Ai madje kishte deklaruar se nuk kërcënon aspak me largim nga koalicioni, por nuk ndikohet as nga njëmendësia e pushtetit.

Trajanov ka kërkuar më shumë kohë për shqyrtimin e propozimit francez nga partia e tij, përpara se të merret vendimi, gjë që u pamundësua përshkak se propozimi sot veçse kaloi në votim. /Telegrafi/

Trajanov: Nuk votova për miratimin e propozimit francez shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy