Trajanov për propozimin francez: Ideja nuk ishte që të rrëzojmë qeverinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Më 19 qershor, kur Kovaçevski mblodhi liderët e partnerëve qeveritarë në të cilin takim pritej të diskutohej propozimi francez, u tha se një propozim i tillë ende nuk është marrë, mendoj se ishte një skenar i përgatitur, lidershipi shtetëror duhet të të mos e shpall atë që me Bullgarinë ramë dakord dhe për këtë arsye dolëm me qëndrimin se propozimi është i papranueshëm dhe se rrezikon interesat tona”, tha lideri i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov në “Samo Vistina”.

Ai tregon se ata praktikisht e kanë refuzuar propozimin, duke shpjeguar se është dashur të iniciohet një debat në Kuvend.

“Unë mendoj se ne jemi pjesë e atyre partive që nuk e kanë përkrahur propozimin, nëse kemi bërë diçka është se kemi penguar që të rrezikohen interesat tona strategjike, absolutisht nuk qëndron se ideja ka qenë rrëzimi i qeverisë”, thotë Trajanov, duke shtuar se të gjitha kërkesat e Bullgarisë u futën në mënyrë delikate në propozim./Telegrafi/

Trajanov për propozimin francez: Ideja nuk ishte që të rrëzojmë qeverinë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy