Nuk diskutohet që në Kushtetutë të futen edhe kroatët dhe malazezët, kontestues janë vetëm bullgarët, sepse këtë e bëjnë me shantazh dhe kushte, deklaroi kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov.

Qëndrimi ynë, thotë Trajanov, është që nëse afrohen ndryshimet të jenë në përputhje me parimin e reciprociteti, gjegjësisht të drejtat duhet t’u njihen edhe qytetarëve të Maqedonisë në Bullgari.

“Ndoshta qëllimi i Bullgarisë është të tregojë se në Maqedoni ka bullgarë. Nuk dua ta përdor atë fjalë – bullgarizim. Ndryshimet kushtetuese me shumë gjasa do të fillojnë”, theksoi Trajanov.

Ai shtoi se procesi do të jetë i vështirë dhe kompleks./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Trajanov: Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë sipas parimit të reciprocitetit shkruan Telegrafi.