Trajkov: Procesi i integrimit evropian është një nga prioritetet kryesore, Unioni pret rezultate konkrete nga ne

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Procesi i integrimit evropian është një nga prioritetet kryesore të qeverisë. Ne kemi vendosur një qëllim para nesh, dhe ai është të bëjmë gjithçka që është e mundur për të realizuar ëndrrën e një Maqedonie evropiane, tha sot zëvendësministrja për Çështje Evropiane e Maqedonisë së Veriut, Viktorija Trajkov, në fjalimin e saj gjatë panel diskutimin në Akademinë për Integrim Evropian (AIE) “Tryeza e Rrumbullakët – Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së: Sfida dhe Mundësi në vitin 2025”.

Ajo shtoi se me realizimin e agjendës evropiane dhe zbatimin e reformave do të lehtësohet procesi i anëtarësimit në BE.

“Jemi të vetëdijshëm se Unioni prez rezultate konkrete nga ne, dhe për këtë arsye jemi të gatshëm të investojmë të gjithë potencialin tonë njerëzor dhe institucional që sa më shpejtë të bëhemi pjesë e familjes evropiane. Jemi të lodhur nga premtimet dhe kushtëzimet përmes të cilave nuk jemi të gatshëm të kalojmë. Qeveria e re ka vendosur një linjë të kuqe. Linja e kuqe është identiteti ynë maqedonas, të cilin nuk do të lejojmë të ngarkohet me bilaterizëm. Por, megjithëse, shumë gjatë dhe padrejtësisht kemi qenë në sallën e pritjes të BE-së, ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të ecim përpara me vendosmëri”, tha Trajkov.

Debatin e ngjarjes e hapi dhe moderoi profesori nga Fakulteti Juridik “Justiniani i parë” – Shkup, Vasko Naumovski, i cili është ish zëvendëskryeministër për çështje evropiane dhe ambasador në SHBA.

Advertisement

Në diskutimin mesazhet e tyre për sfidat në BE i dërguan edhe Marija Berger, gjyqtare në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, deputeti nga Parlamenti Evropian, Klasu Volfer i cili është ish drejtor për Evropën Juglindore dhe zgjerimin e BE-së në MPJ-në e Austrisë. Në debat mori pjesë edhe Gerhard Jarosh, udhëheqës i të Drejtës penale ndërkombëtare në LGP Group dhe ish-zëvendës kryeprokuror në Vjenë.

The post Trajkov: Procesi i integrimit evropian është një nga prioritetet kryesore, Unioni pret rezultate konkrete nga ne appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy