Tre autobusët e tjerë të Maqedonisë tashmë janë kthyer në vend

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Autobusët e Maqedonisë, të cilët përveç atij të djegurit, po transportonin udhëtarë nga Stambolli për në Shkup, herët në mëngjesin e sotëm rreth orës 04:00 kanë kaluar pikën kufitare Gjueshevo-Deve Bair dhe tashmë janë në Maqedoni.

Kjo është konfirmuar nga zyrtarë të kësaj pike kufitare për Radion Kombëtare Bullgare (BNR).

Rojet kufitare nga Gjuesheva për “BNR” thanë se transportuesi “Besa Trans” organizon rregullisht ekskursione në Stamboll, veçanërisht gjatë pushimeve, dhe theksuan se ata zakonisht udhëtojnë natën.

Aksidenti në autostradën bullgare Struma ka ndodhur mbrëmë rreth orës 02:30 kur autobusi është përplasur me rrethojën mbrojtëse dhe më pas ka marrë flakë.

Advertisement

Të paktën 45 udhëtarë kanë humbur jetën dhe shtatë mbijetuan.

Të mbijetuarit janë në gjendje të qëndrueshme në një spital në Sofje.

Siç njoftojnë reporterët e AIM-s dhe BTA-s të cilët janë në vendin e ngjarjes, rajoni ku ndodhi aksidenti i rëndë në autobusin e “Besa Transit” në Bullgari është ende i bllokuar.

Nga momenti i tragjedisë, komunikacioni po ridrejtohet përmes rrugëve tjera.

Advertisement

Tre autobusët e tjerë të Maqedonisë tashmë janë kthyer në vend shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy