Tre punonjës shëndetësor infketohen me coronavirus në Kavadar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shtatë persona të infektuar me coronavirus në Kavadar janë regjistruar në 24 orët e fundit. Tre prej tyre janë profesionistë të shëndetit. Kjo komunë ka regjistruar gjithsej 177 persona janë infektuar me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë deri më sot.

Doktor Riste Jovanovski, një epidemiolog specialist në Qendrën për Shëndet Publik në Kavadar konfirmoi për AIM-në se të infektuarit janë të moshës nga 42 deri në 73 vjeç. Katër femra dhe tre meshkuj. Të gjithë kanë pamje të butë klinike dhe po mjekohen në shtëpi. Janë izoluar të gjithë personat që kanë pasur kontakte me të infektuarit.

Që nga fillimi i pandemisë, dy persona me coronavirus kanë vdekur në Kavadar, njëri prej të cilëve është shtetas i huaj./Telegrafi/

Tre punonjës shëndetësor infketohen me coronavirus në Kavadar shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy