Tre të punësuar në Shkup janë përjashtuar pasi janë ankuar për vonesën e rrogës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tre të punësuar në ndërmarrje të ndryshme publike në qytetin e Shkupit janë përjashtuar nga puna pasi kanë shprehur revoltën e tyre për vonesën e pagave. Siç njoftoi kryetari i Konfederatës së organizatave sindikale, Marjan Risteski, presione të shumta po bëhen mbi të gjithë punëtorët e ndërmarrjeve publike të cilët janë ankuar për parregullsi apo që marrin pjesë në protesta.

Sindikata thonë se janë ankuar në bordin drejtues të ndërmarrjes publike, por edhe në Inspektoratin e Punës. Të dyja institucionet anuluan vendimin e drejtorëve për shkarkim dhe urdhëruan rikthimin e tyre në punë. Megjithatë, punonjësit ende nuk janë kthyer në punë. Ata dyshojnë se kjo po bëhet për hir të pikëve politike para fushatës zgjedhore.

Nëse së shpejti nuk gjendet një zgjidhje, nga Konfederata thonë se do të bllokojnë rrugët nga kryqëzimi para Vlladës deri te ndërtesa e qytetit të Shkupit.

 

Advertisement

 

The post Tre të punësuar në Shkup janë përjashtuar pasi janë ankuar për vonesën e rrogës appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy