Tre punëtorë humbën jetën dhe dy u lënduan rëndë në një aksident të rëndë trafiku në autostradën Shtip-Radovish, me ç’rastë një furgon që transportonte punëtorë ra nga ura e lumit Baltaliska këtë mëngjes, pranë fshatit Lakavicë të Shtipit.

Drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik “Pance Karagjozov”, Goran Andonov, për AIM-n tha se ekipi mjekësor i Shërbimit të Mjekësisë Emergjente ka shpallur dy persona të vdekur në vend, ndërsa punëtori i tretë ka ndërruar jetë më vonë nga plagët e marra. Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për punëtorë të huaj nga Bangladeshi që punonin për një kompani të Strumicës. Një punëtor dhe shoferi i furgonit janë gjithashtu të lënduar.

Drejtori i Spitalit Klinik të Shtipit, Vladko Zahariev, për AIM-n tha se një person aktualisht është i shtruar në spital dhe po kontrollohet nga mjekët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";