Trençevska: Investimi në zhvillimin e hershëm të fëmijës është kyç për gjenerata të reja cilësore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska në konferencën “Lidhja mes mirëqenien e fëmijëve dhe arritjet e tyre” e organizuar nga qeveria dhe UNICEF me mbështetje të Ambasadës së Britanisë së Madhe u shpreh se fëmijët janë pasuria më e madhe dhe për këtë arsye, investimi në zhvillimin e hershëm të fëmijëve është prioritet për qeverinë dhe MPPS-në.

Ajo theksoi se arsimi parashkollor është kyç në zhvillimin e fëmijës për shkak se vetëm gjenerata të reja cilësore japin kontribut në shoqëri, ndërsa në këtë proces janë të përfshirë edhe edukatoret, prindërit, gjyshërit dhe gjyshet.

“Kjo detyrë nuk është e lehtë. Çdo prind e ka pyetur veten se si më së miri mund ta ndihmojë fëmijët e vet. MPPS me UNICEF dhe partnerët tjerë punon në zhvillimin e resurseve dhe programeve për mbështetje të prindërve”, tha Trençevska.

Ajo theksoi se po përgatitet Strategjia nacionale për prindëri 2021 – 2030 ku do të lokalizohen programet dhe shërbimet për mbështetje të prindërve, ndërsa qëllimi i strategjisë është angazhimi dhe koordinimi i palëve të prekura./Telegrafi/

Advertisement

Trençevska: Investimi në zhvillimin e hershëm të fëmijës është kyç për gjenerata të reja cilësore shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy