Trençevska: Kompensime sociale këtë vit do të marrin 300.000 qytetarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, tha se Qeveria do të vazhdoj me sigurimin e mbrojtjes sociale edhe gjatë këtij viti me kompensime sociale. Siç tha ajo, gjatë këtij viti nga këto ndihma do të përfitojnë 300.000 qytetarë

Ajo sot vizitoi dy familje në Krushevë të cilat shfrytëzojnë shërbime sociale në nivel lokal, ndërsa ishte edhe në Qendrën Ditore për Fëmijë dhe të Rinj me Nevoja të Veçanta. Në Shtëpinë, siç informoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, 15 fëmijë dhe të rinj për çdo ditë fitojnë njohuri për zhvillimin e tyre personal dhe shoqëror.

Ministrja porositi se vetëm nëpërmjet investimeve të qarta dhe konkrete në të gjithë qytetarët, mund të pritet zhvillim social.

“Gjatë vizitës të dy familjeve në Krushevë u sigurova se nëpërmjet shërbimeve sociale në nivel lokal, investojmë në të gjithë qytetarët. Politikat e Ministrisë janë dhe do të jenë të drejtuara drejtë përfshirjes më të madhe sociale të personave me nevoja të veçanta në shoqëri, në bazë të barabartë dhe trajtim të barabartë”, tha Trençevska.

Advertisement

Familja e Ruzhica Çonevskit, e cila kujdeset për dy persona me nevoja të veçanta – një fëmijë gjashtëvjeçar me Sindrom Daun dhe një person 42 vjeçar me nevoja të veçanta mesatare, shfrytëzon kompensime për shërbim social, shtesë të veçantë, shtesë të garantuar fëmijërore dhe shtesë arsimore për fëmijë që janë në mësim të rregullt.

Trençevska: Kompensime sociale këtë vit do të marrin 300.000 qytetarë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy