Trençevska për grevën e LSM-së: Nuk mundet të ketë zgjidhje të përhershme me masa të menjëhershme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trençevska për grevën e LSM-së: Nuk mundet të ketë zgjidhje të përhershme me masa të menjëhershme

Sipas ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Treçevska, zgjidhja sistematike për problemin e LSM-së, është sjellja e një metodologjie të re e cila parashikon rritje të vazhdueshme të rrogave në sektorin publik.

Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, kërkojnë që të plotësohet ajo që është premtuar, e jo Qeveria të blejë kohë. Ministrja, Trençevska paralajmëroi ligj të ri për pagat në sektorin publik.


Prej sot sektori publik në Maqedoni fillon me grevë të përgjithshme

Advertisement

““Ad-hok” zgjidhje nuk sjellin rezultate të mira, e as zgjidhje të përhershme. Pikërisht për këtë arsye, në takimin e djeshëm me përfaqësuesit e LSM-së thamë se nuk na duhen “ad-hok” zgjidhje. Dialogu social për një Marrëveshje të Përgjithshme Kolektive duhet të vazhdojë dhe do të vazhdojë me qëllim që të arrijmë një zgjidhje sistematike, e ajo është metodologjia e re”, deklaroi Jovana Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Ndryshe, sot sektori publik në Maqedoni ka filluar me grevë, me çka kërkojnë rritje të pagave./Telegrafi/

Trençevska për grevën e LSM-së: Nuk mundet të ketë zgjidhje të përhershme me masa të menjëhershme shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy