Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot u takua me Shoqatën e Ukrainesëve në Maqedoni.
Siç njoftojnë nga MPPS, në takim është biseduar për statusin e emigrantëve nga Ukrainë që vijnë në Maqedoninë e Veriut, për të drejtat e tyre dhe për qëndrimin e tyre këtu.
“Me vendimin e tyre ata mund të marrin statusin e mbrojtjes së përkohshme ose të kërkojnë azil”, ka thënë Trençevska.
Sipas saj, qëllimi i ministrisë është mundësimi i të drejtave siç janë arsimit, mbrojtja shëndetësore dhe e drejta e punësit.
“Çdo emigrant mund të paraqitet në institucionet kompetente dhe t’i kalojë procedurat në mënyrë që t’i merr të drejtat që i takojnë”, ka theksuar në takim Trençevska./Telegrafi/
The post Trençevska: Punojmë në krijimin e kushteve të volitshme për jetesë për emigrantët nga Ukaina appeared first on Telegrafi.