Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevsja u shpreh se qeveria dhe MPPS-ja kanë realizuar premtimin e dhënë që në mënyrë të drejtpërdrejtë kontribuon në rritjen e standardit të punëtorëve.

Ajo theksoi se nevoja për rritjen e pagës minimale është rezultat i rritjes së çmimeve të disa produkteve.

“Të gjithë këto vendime janë në interes të buxhetit familjar për çdo familje dhe përmirësim të statusin ekonomik. Sigurojmë model të përshtatshëm për caktimin e pagës minimale”, tha Trençevska duke sqaruar mënyrën se si do të rritet paga minimale.

Kujtojmë se Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për pagë minimale i cili miratohet me procedurë të shkurtuar, e kaloi procedurën sot në Komisionin kuvendar për Punë dhe Politikë Sociale./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Trençevska: Realizuam premtimin e dhënë për rritjen e pagës minimale shkruan Telegrafi.