Trençevska-Silvestri: bashkëpunimi me Italinë i rëndësishëm për eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot realizoi takim protokollar me ambasadorin e Republikës së Italisë, Andrea Silvestri. Në takim u hapën disa tema, mes të cilave për ligjin për barazi gjinore, për inkluzionin e personave me pengesa dhe për të drejtat e komunitetit LGBTI.

Ministrja në takim theksoi se bashkëpunimi me Italinë është i rëndësishëm për rrugën e vendit drejt BE-së, posaçërisht në pjesën e harmonizimit të legjislaturës. Për ligjin për barazi gjinore, informoi se sot është formuar grup i punës, i përbërë nga ekspertë nga i cili pret projekt-versioni përfundimtar të jetë gati deri në qershor, në mënyrë që ligji të mund të miratohet deri në fund të vitit.

“Qeveria punon intensivisht në përballjen me ekonominë atë energjetike, dhe me krizën e shkaktuar nga agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës. për ta përmirësuar jetën e qytetarëve, e rriti rrogën minimale në 18.000 denarë, e ndryshoi metodën për harmonizim të pensioneve dhe hapi dialog për harmonizim të rrogave të tjera me rrogën minimale”, tha ministrja Trençevska.

Sipas ministres, shteti është i gatshëm të pranojë njerëz të cilët largohen nga rajonet e kapluara nga lufta në Ukrainë.

Advertisement

Ambasadori Silvestri u interesua për realizimin e projektit për ndërtim të banesave dhe rinovimin e shtëpive në lagjen rome, të cilin e implementon organizata joqeveritare italiane me para nga fondet e BE-së. Ai tha se qeveria italiane e rriti kuotën për punonjës të huaj në Itali, prej 30.000 në 70.000, të cilët 43.000 janë për punëtorë sezonal në bujqësi dhe hotelieri.

“Ne jemi të gatshëm të japim mbështetje në të gjitha temat që i përpunon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale”, theksoi Silvestri.

Dy bashkëbiseduesit, siç kumtoi MPPS, shprehën kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm dhe cekën se në periudhën në vijim ai duhet të intensifikohet.

Trençevska-Silvestri: bashkëpunimi me Italinë i rëndësishëm për eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy