Treni godet disa emigrant në hekurudhën Gjevgjeli – Shkup, një i vdekur dhe disa të lënduar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme informon se në një aksident në hekurudhën Gjevgjeli – Shkup, një emigrant ka humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë janë lënduar.

“Më 11.07.2021 në ora 00:40 është denoncuar se në hekurudhën Gjevgjeli – Shkup, në afërsi të stacionit hekurudhor në Krivollak, në fatkeqësi hekurudhore në të cilën kanë marrë pjesë treni transportues i cili ka qenë duke qarkulluar në relacionin Gjevgjeli – Shkup, janë lënduar disa emigrantë, kurse një person pas lëndimeve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Lëndime të rënda kanë marrë dy persona, kurse lëndime të lehta tre të tjerë, të konstatuara në spitalin e Velesit, Negotinës dhe Kavadarit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Gjashtë emigrantë të tjerë të pa lënduar u janë dorëzuar policëve për procedurë të mëtutjeshme dhe është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes nga prokurori publik dhe nga ekipi kontrollues i Stacionit Policor në Negotinë.

Treni godet disa emigrant në hekurudhën Gjevgjeli – Shkup, një i vdekur dhe disa të lënduar shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy