Nga organizata sindikale e Ministrisë së Financave kërkojnë kthimin e shtesës prej 30 për qind të pagës që u është hequr nga Gjykata Kushtetuese.

Kryetari i organizatës sindikale të AOGJSH, Bojan Tripunoski, tha se ministrit të financave Fatmir Besimit, i japin afat të firmosë deri në shpalljen e zgjedhjeve, në të kundërtën paralajmërojnë protesta dhe grevë.

“I bëjmë thirrje ministrit që të mos krijojë përçarje dhe pakënaqësi edhe më të madhe në mesin e punonjësve, sepse informacionet tona thonë se qëllimi i drejtuesve të caktuar në ministri është që të bëjnë një diskriminim të madh në atë mënyrë që vetëm një pjesë e vogël e punonjësve të marrin 30 për qind shtesë në pagë, një pjesë të caktuar 15 për qind shtesë, dhe një pjesë e madhe e të punësuarve nuk do të marrin asgjë”, u shpreh Bojan Tripunoski, kryetar i Organizatës Sindikale AOGJSH.

Tripunoski: Kërkojnë kthimin e rritjes 30% të pagave shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";