minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Tripunovski në takim pune me bujqit kultivues të specave: Specat e klasit të parë do të blihen me 45 denarë për kilogram - Struga.info


Tripunovski në takim pune me bujqit kultivues të specave: Specat e klasit të parë do të blihen me 45 denarë për kilogram

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski sot realizoi takim pune me një pjesë të prodhuesve, grumbulluesve dhe përpunuesve, ku diskutuan për plasmanin dhe grumbullimin e specit nga rendimenti i vitit 2025.

“Në takim u dakorduan çmimet e grumbullimit sipas klasave për specin. Për klasën e parë, çmimi i grumbullimit është 45 denarë, për klasën e parë- dytë është 35 denarë, për klasën e dytë 20 denarë, ndërsa për klasën e tretë çmimi i grumbullimit do të jetë 15 denarë”, sqaroi ministri.

Ai theksoi se këto janë çmimet fillestare me të cilat do të nis grumbullimi i specit nga rendimenti i vitit 2025.

“Speci në Maqedoni kultivohet në dy rajone – rajonin e Strumicës dhe të Prilepit. Korrja duhet të bëhet në periudhën e dakorduar, që të mos përballemi me sasi të rritura të korrjes ditore dhe të kemi bllokim në procesin e grumbullimit,” shtoi ministri Tripunovski.

Advertisement

Ministri potencoi se këtë vit çmimet e grumbullimit për specin janë më të larta krahasuar me vitin e kaluar.

“Procesin e grumbullimit do ta ndjekim përmes Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi. Si ministri jemi në dispozicion, ndërsa trendi i rritjes së prodhimit bujqësor duhet të vazhdojë edhe më tej,” theksoi ai.

The post Tripunovski në takim pune me bujqit kultivues të specave: Specat e klasit të parë do të blihen me 45 denarë për kilogram appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy