Tsipras: Sot kemi një vend aleat, aeroplanët Rafale do të fluturojnë mbi Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Avionët Rafale do të fluturojnë mbi Maqedoni, thotë ish-kryeministri grek Alexis Tsipras, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lidhur me Marrëveshjen e Prespës dhe marrëdhëniet me Maqedoninë, ai kritikoi kryeministrin aktual grek Kyriakos Mitsotakis për pozicionin e tij para se të vinte në pushtet, se ai u përpoq të “abuzonte me ndjenjat e qytetarit mesatar grek” dhe se ishte një përpjekje për “mashtrim ekstremist politikë”.

“Sot kemi një aleat, një vend hapësira ajrore e të cilit mbrohet nga avionët Rafale që morëm dje. Gjashtë Rafal do të fluturojnë mbi Maqedoninë sipas marrëveshjes që Greqia të monitorojë hapësirën ajrore”, tha lideri i SYRIZA-s dhe ish-kryeministri Alexis Tsipras në një intervistë për televizionin grek “Contra”, transmeton AIM nga Athina.

Ai përmendi sërish Turqinë, e cila tha se ka potencial për të depërtuar në Ballkan.

Advertisement

Marrëveshja e Prespës është nënshkruar gjatë qeverisjes së Tsipras. Në zgjedhjet e ardhshme, Tsipras humbi zgjedhjet dhe ngeli në opozitë./Telegrafi/

Tsipras: Sot kemi një vend aleat, aeroplanët Rafale do të fluturojnë mbi Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy