Tupançeski: Pushteti ekzekutiv nuk duhet të ketë asnjë pikë kontakti me pushtetin gjyqësor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pushteti ekzekutiv nuk duhet të ketë pikë kontakti me pushtetin gjyqësor kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve në gjyqësi dhe prokurori, vlerëson ministri i ri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski.

“Nuk do të jetë e lehtë, por mund të premtoj se Ministria e Drejtësisë do të krijojë kushte për mbarëvajtje të mirë dhe të papenguar të punës në të gjitha sferat e gjyqësisë, jo vetëm në gjyqësia dhe prokuroria por edhe noterët, mediatorët, ekzekutuesit dhe Drejtoria për udhëheqjen e librave amë”, deklaroi Tupançeski në emisionin “Utrinski brigfing”.

Ministri theksoi se nuk është e lehtë të jepet dokument nga Drejtoria për udhëheqjen e librave amë dhe sipas kësaj është e dukshme se diçka nuk funksionin siç duhet.

“Për mua është më e pakuptueshme të mos punojë linja telefonike në Drejtorinë për udhëheqjen e librave amë. Janë locuar defektet dhe tani duhet sa më shpejtë që mundet të rregullohen. Gjithçka është e mundur, vetëm sistemi duhet të jetë funksional”, shtoi Tupançeski.

Advertisement

Për perceptimin e opinionit se sistemi gjyqësor është më i korruptuar, ai thotë se gjërat mund të rregullohen dhe të përmirësohen.

I pyetur për hetimet e prokurorive që zgjasin me vite, ai theksoi se këto institucione nuk kanë mjaftueshëm njerëz dhe se ministri nuk mund të bëjë presion.

Tupançeski: Pushteti ekzekutiv nuk duhet të ketë asnjë pikë kontakti me pushtetin gjyqësor shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy