Turbullohet uji për shkak të tërmeteve në rajonin e Mavrovës, rekomandohet të mos përdoret për pije

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tërmetet të cilat mbrëmë e goditën rajonin e Mavrovës shkaktuan turbullim të ujit, prandaj rekomandojmë të mos përdoret për pije, publikoi Ndërmarrja Publike për Veprimtari Komunale “Mavrovë” në Facebook.

Kryetari i Komunës Mavrovë dhe Rostushë, Medat Kurtoski në deklaratën për AIM-n informon se janë në kontakt të vazhdueshëm me MBP-në dhe QMK-në dhe me institucionet e tjera kompetente me qëllim të reagimit përkatës pas tërmeteve të mbrëmshme në rajon.

Pas kontrolleve fillestare të pasojave nga tërmetet, theksoi Kurtoski është vërejtur turbullim të ujit në ujësjellësin e Mavrovës, derisa tani për tani nuk është vërejtur dëm tjetër material.

Paraprakisht në faqen në Facebook e Komunës së Mavrovës dhe Rostushës ishte publikuar se në marrëveshje dhe komunikim me policinë janë lëshuar 26 automjete me udhëtarë, banorë të komunave të tjera të cilët kanë qenë në fundjavë-shtëpizat e tyre në rajonin e Mavrovës.

Advertisement

Tërmetet kanë shkaktuar shqetësim te popullata me ç’rast një pjesë e vogël kanë mbetur disa orë në makinat e tyre apo në ambient të hapur.

Mbrëmë në orën 22:17, siç bëri të ditur Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko- Natyror, ishte regjistruar tërmet me një intensitet prej 4,6 ballë sipas shkallës së Rihterit me epiqendër prej 65 kilometra në jugperëndim të Shkupit. Sipas Qendrës Sizmike Mesdhetare-Evropiane, tërmeti ka qenë në thellësi prej 10 kilometra mbi sipërfaqen e tokës me epiqendër 18 kilometra në jugperëndim të Gostivarit.

“Sipas të dhënave të deritashme ky tërmet më fuqishëm është ndjerë nga popullata e Mavrovës, Dibrës, Gostivarit, Tetovës dhe Kërçovës me intensitet prej V-VI ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane, ndërsa në pjesët tjera me intensitet prej III-IV ballë sipas shkallës së njëjtë”, ka informuar Observatori Sizmologjik.

Disa orë më vonë, 22.28 në epiqendrën e njëjtë është regjistruar lëkundje tjetër me magnitudë prej 4.4 ballë sipas Rihterit. Kjo lëkundje është ndjerë më shumë nga popullata e Mavrovës, Dibrës, Tetovës, Gostivarit dhe Kërçovës me intensitet prej IV- V ballë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.

Advertisement

Paraprakisht, Observatori Sizmike pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup kumtoi se rrjeti i saj sizmik telemetrik sonte në orën 20:40 ka regjistruar tërmet me epiqendër 50 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Turbullohet uji për shkak të tërmeteve në rajonin e Mavrovës, rekomandohet të mos përdoret për pije shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy