‘TVSH-ja ime, Dhurata ime’, në mesin e fituesve asnjë shqiptar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
‘TVSH-ja ime, Dhurata ime’, në mesin e fituesve asnjë shqiptar

Lotaria e Maqedonisë së Veriut sërish përmes ‘TVSH-ja ime, Dhurata ime’ ka përzgjedhur 15 fituesit që zgjedhen çdo një muaj.

Në fillim shpërblimet mujore ishin 100.000 denarë por për shkak të pandemisë shuma u ul në 20.000 denarë. Po ashtu u ul edhe shuma e shpërblimit kryesor, nga tre milionë denarë në një milion denarë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në mesin e fituesve të dhuratave mujore kësaj radhe nuk kishte asnjë shqiptar, por edhe në edicionet tjera numri i fituesve shqiptarët ishte një eventualisht dy.

Shkupi ngelet qyteti me më së shumti fitues, përkatësisht në këtë edicion kishte tetë fitues nga gjthsej 15. Tre fitues janë nga Manastiri, një nga Kavadari, një nga Valldanova, një nga Ohri dhe një nga Velesi.

Advertisement

Ndryshe, edicioni kryesor ku do të ndahen 1.000.000 denarë do të mbahet më 19 dhjetor./Telegrafi/

 

 

Advertisement

‘TVSH-ja ime, Dhurata ime’, në mesin e fituesve asnjë shqiptar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy