Twitter plotësisht e ka pezulluar profilin zyrtar të ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, ër shkak të “aktiviteteve jo të zakonshme”.

Profili i Filipçes më 16 korrik u kufizua nga ana e Twitter-it, pasi disa raste, gjatë futjes është dhënë kod i gabuar i verifikimit.

Siç njoftoi atëherë Ministria e Shëndetësisë, ky aktivitet ka qenë arsyeja që të kufizohet profili i ministrit, duke shtuar se punojnë për tejkalimin e problemit.

Deri dje, përdoruesit ende mund të “futeshin” në profilin e Filipçes, por vetëm pasi të lexonin paralajmërimin e postuar nga Twitter, por nga sot llogaria e ministrit Filipce është “bllokuar plotësisht” nga rrjeti social Twitter./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Twitter e bllokon plotësisht profilin e Venko Filipçes appeared first on Telegrafi.