Uji në Shkup është cilësor dhe i sigurt për pije

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Siç informojnë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime”, Departamenti i Kontrollit Sanitar në periudhën 21.03.2022 deri më 25.03.2022 ka marrë 194 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 194 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 43 pika matëse në qytetin e Shkupit.

Sipas rezultateve të marra nga ekzaminimet, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.

Uji në Shkup është cilësor dhe i sigurt për pije, tregon raporti javor i kryer në Sektorin për kontroll sanitar.

Uji në Shkup është cilësor dhe i sigurt për pije shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy