Uji i pijshëm në qytetin e Shkupit është i sigurt për t’u pirë, tregojnë rezultatet e analizave të mostrave të marra nga 39 pika matëse.

“Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej 27.12.2021 deri më 31.12.2021 ka marrë 182 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 182 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 39 pika matëse në qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të marra nga analizat, të gjitha mostrat janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm”, thuhet në kumtesën e sotme nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” – Shkup.

Prej kësaj Ndërmarrje Publike, për t’i informuar sa më mirë qytetarët e qytetit të Shkupit, publikon raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e bëra në Sektorin për kontroll sanitar, i cili në fakt është laboratori i parë në vendi që akrediton punën e tij sipas standardit ISO17025:2018.

Uji në Shkup i sigurt për pije shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";