Dibra përsëri probleme me ujin për pije

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Edhe pse jemi në sezonin e pranverës, dibranët që jetojnë në ndërtesat kolektive kanë filluar të ballafaqohen me problemin e mungesës së ujit. Dukuria në fjalë përsëritet vite me radhë dhe gjatë verës – ndërmarrja që menaxhon me ujësjellësin Rosok-Dibër, vendos edhe restrikcione të ujit disa orëshe. Por, si duket edhe këtë verë restrikcionet nuk do të mungojnë meqë drejtoria e ndërmarrjes “Standadi” informon se uji vazhdon të keqpërdoret. Drejtori i ndërmarrjes publike “Standardi”, Burim Kaba, ka theksuar se pa u ndaluar keqpërdorimi i ujit të pijshëm, problemi me furnizimin me ujë i qytetit gjatë verës do të thellohet. Sipas tij, keqpërdorimi bëhet me vaditjen e sipërfaqeve të gjelbërta dhe lidhjet e egra në sistem. Ai shton se ndërmarrja ka ndërmarrë aktivitete që të parandalojë keqpërdorimin e ujit për pije për vaditjen e sipërfaqeve të egra sidomos në periferi të qytetit.

“Uji për pije shfrytëzohet pa kriter dhe pa nevojë, ndërsa kjo situatë drejtpërdrejt ndikon në furnizimin me ujë të pijshëm për të gjithë qytetin”, thekson në apelin që bën drejtoria e ndërmarrjes. Drejtori Kaba shton se një problem i madh paraqesin edhe lidhjet e egra që janë prezente pothuajse në të gjitha pjesët e qytetit të Dibrës. Lidhjet e egra faktikisht pamundësojnë kontrollin e ujit të harxhuar dhe njëherësh matësit nuk e regjistrojnë tërësisht ujin e përdorur. Në apelin e ndërmarrjes “Standardi” paralajmërohet se, të gjithë ata që lidhen në sistem ilegalisht, do të përgjigjen para organeve të drejtësisë. Madje, drejtori Kaba thotë se nëse brenda një jave nuk tejkalohen këto probleme, do të fillojnë procedimet ligjore.

Kur jemi tek furnizimi me ujë në qytetin e Dibrës, ka informata se parcelat e gjëra bujqësore vaditen në periferi të qytetit pikërisht me ujin për pije nga ujësjellësi Rosok-Dibër. Deri tani nuk ka pas raste të denoncimeve të këtyre rasteve që për fat të keq – vazhdojnë edhe gjatë këtij viti. Një zonë kritike është edhe pjesa e epërme e qytetit, ku për shkak të lartësisë mbi nivelin në të cilin është rezervuari kryesor me ujësjellësin Rosok-Dibër, nuk mund të furnizohet me ujë të pijshëm. Deri tani ajo është furnizuar nga burimet e ujësjellësit të vjetër të Dibrës dhe aktualisht realizohet ndërtimi i një rezervuari të ri ku do të grumbullohen burimet e pjesës malore të qytetit dhe pastaj – duke u bë klorimi i ujit në këtë rezervuar, edhe kjo pjesë e Dibrës do të tejkalojë problemin me furnizimin me ujë. (koha.mk)

Advertisement

Dibra përsëri probleme me ujin për pije shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy