Tetovarët prej disa ditësh po përballen me restrikcione të ujit për pije

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ulja e nivelit të ujit në rezervuare, ka shty në restrikcion dy herë në ditë gjithë Tetovën. Mungesën e ujit për pije më së shumti e vuajnë banorët e lagjeve në pjesën e epërme të qytetit, por edhe banorët e pallateve. Drejtuesi i Ujësjellësit thotë se deri tek restrikcioni ka ardhur si pasojë e zvogëlimit të vazhdueshëm të ujit në rezervuare dhe përdorimit të tepruar nga ana e qytetarëve.

“Rezultoi me atë që të marrim masën e pa dëshirueshme, respektivisht të hyjmë në restrikcion, edhe atë, fillimisht e provuam me një restrikcion vetëm brenda natës mirëpo sërish na u paraqit mungesa e ujit. Si rezultat i kësaj ne bëmë dy restrikcione, edhe atë nga ora 23, dhe deri në ora 2 sepse periudha e mbushjes së rezervuarëve të qytetit është tre orë. Dhe restrikcioni i dytë para iftarit është nga ora 13 e 30 deri në ora 16 e 30”, deklaroi Lulzim Shaqiri, Shef i Ujësjellësit dhe kanalizimeve.

Kanë reaguar edhe nga Lëvizja Eco Guerilla. Fajin për mungesën e ujit nga kjo lëvizje ia hedhin ndërtimit të pakontrolluar të hidrocentraleve në malin Sharr.

“Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë që në pranverë, kur shkrihet bora dhe kur ka plot reshje të mos ketë ujë Tetova. Arsyetimet që jepen nga komuna nuk mbajnë, sepse problemi është më i madh se sa që mundohen ata ta fshehin. Nuk ka të bëj me ngrirje të burimeve, nuk ka të bëj me tërmetin në Mavrovë apo erozionin që ka ndodhur po kjo nuk është dukuri natyrore siç mundohen ta tregojnë ata. Kjo ka të bëj me ndërtimin e hidrocentraleve për të cilat ne shumë herë kemi folur dhe kemi thënë që ndërtimi i tyre është i dëmshëm dhe do e lej qytetin pa ujë, por për fat të keq nuk patën vesh as Qeveria në nivel qendror as në nivel lokal”, tha Arianit Xhaferi, EcoGuerilla.

Advertisement

Përndryshe, Tetova për momentin furnizohet me 280 litra ujë në sekondë që për këtë sezon është e pamjaftueshme për furnizimin e gjithë qytetit me ujë, andaj edhe është bërë restrikcioni. Një e dhënë tjetër është se sistemi i vendosur në qytetin e Tetovës është 90 vjet i vjetër, dhe pikërisht në këtë sistem, nga NPK pranojnë se po humbet 40 për qind e ujit të pijes./Alsat/

Tetovarët prej disa ditësh po përballen me restrikcione të ujit për pije shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy