Zaev: 1.000 amvisëri të reja do të përfshihen në ngrohjen e qytetit me zgjerimin e rrjetit të ujit të ngrohtë në Komunën e Gazi Babës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski kryen inspektimin e disa projekteve që realizohen në këtë komunë.

Siç theksuan në fjalimet e tyre, bashkëpunimi i suksesshëm mes Qeverisë dhe vetëqeverisjes lokale është kyçe që të sigurohen kushte për jetë më të mirë të të gjithë qytetarëve.

Për këtë qëllim, për momentin në komunë realizohet projekti i përbashkët për ndërlidhjen e 1.000 amvisërive nga Hipodrom 1 dhe Hipodrom 2, në rrjetin e qytetit për ujë të ngrohtë. Në këtë mënyrë do të zvogëlohet konsumi i energjisë elektrike i këtyre amvisërive dhe do të ulet ndotja e ajrit në këtë pjesë të qytetit.

“Një nga përcaktimet strategjike të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është mbështetja e njësive për vetëqeverisje lokale për pavarësinë e tyre të tërësishme financiare. Me decentralizim maksimal të pushtetit krijojmë kushte për ta siguruar atë që e presin qytetarët nga komunat e tyre: Jetë dinjitoze me të gjitha përfitimet drejtpërdrejtë në bashkësinë e tyre lokale.

Advertisement

Këto pritshmëri të qytetarëve në vendbanimin Hipodrom në Komunën e Gazi Babës janë të realizuara në masë të madhe.

Në mandatin e kaluar të Qeverisë, barakat e vjetra të Shkollës Fillore “Vera Jociq” u zëvendësuan me objekt të ri modern për 600 nxënës, me 12 klasa, gjashtë kabinete, hapësirë për mësuesit dhe me bibliotekë.

Bashkë me Komunën kemi ndërtuar një objekt që plotëson të gjitha kushtet dhe standardet për realizimin e procesit arsimor në një mënyrë cilësore.

Një vit më vonë, në kushte të pandemisë me COVID-19 e përfunduam edhe ndërtimin e sallës sportive të shkollës”, tha Zaev.

Advertisement

Ai theksoi se për më shumë se dhjetë vjet, nxënësit nuk kishin një sallë funksionale sportive dhe orët mbaheshin në holin e shkollës. Salla e re është në një sipërfaqe prej 650 m2, e pajisur plotësisht me pajisje sportive dhe rekuizita, tualete, dhoma zhveshjesh me dushe. Objekti është me efikasitet energjetik me qasje për personat me aftësi të kufizuara.

Me sallën e sportit kompletohet funksionaliteti i Shkollës Fillore “Vera Jociq” e cila u përfundua këtë vit në korridoret u dëgjua zëri i fëmijëve, gëzimi i prindërve të tyre dhe të qytetarëve tjerë të Komunës

“Këtë vit realizojmë edhe një projekt të përbashkët me interes të posaçëm të banorëve të Gazi Babës, gjegjësisht vendbanimit Hipodrom.

Bashkë me Elektranat e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht me filialin e tyre “Energetika”, rreth 1.000 familje dhe objekte biznesi do të lidhen me rrjetin e ngrohjes së ujit të ngrohtë në Hipodrom dhe në disa vendbanime të tjera”, tha Zaev./Telegrafi/

Advertisement

Zaev: 1.000 amvisëri të reja do të përfshihen në ngrohjen e qytetit me zgjerimin e rrjetit të ujit të ngrohtë në Komunën e Gazi Babës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy