Ukraina i ka dërguar Maqedonisë së Veriut kërkesë të re për ndihmë ushtarake, e cila aktualisht është duke u shqyrtuar nga Shtabi i Përgjithshëm.

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, tha se kërkesa është duke u analizuar dhe nëse Qeveria merr vendim shtesë për dërgimin e ndihmave ushtarake do të njoftohet opinioni.

“Po bëhet analizë, jemi të hapur përderisa ka nevojë për mbështetje”, tha Petrovska.

Ajo sqaroi se kjo është kërkesë e klasifikuar, andaj nuk mund të jep detaje se çfarë lloj armësh i duhen Ukrainës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Informacioni për ndihmën që tashmë është dërguar është deklasifikuar dhe bërë publik”, tha ministrja.

Maqedonia e Veriut tashmë i ka dërguar ndihmë ushtarake Ukrainës, pas agresionit të cilin ndaj saj e filloi Rusia./Telegrafi/

Ukraina sërish i ka dërguar kërkesë për ndihmë ushtarake Maqedonisë së Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";