Ulet numri i rasteve të reja dhe rritet numri i pacientëve të shëruar nga coronavirusi në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas Raportit javor të Institutit për Shëndet Publik për periudhën 23-29 nëntor, numri i rasteve të reja është zvogëluar. Gjatë kësaj periudhe janë testuar 18.767 persona, që është për 4.6% më pak nga java e kaluar. Janë regjistruar 6.745 raste të reja në 35 qytete, që është një ulje prej 9.9% në krahasim me javën e kaluar. Pjesa më e madhe e rasteve të reja janë nga Shkupi, ose 2.863 që në përqindje i bie 42.2%. Përqindja e të pacientëve të testuar për këtë periudhë është 35.9%.

Mosha më e prekur është personat me mbi 60 vjet (1.624 ose 24.1%). Një numër i madh i të infektuarve janë të moshës 30-39 vjet (1.409 raste ose 20.9%), mosha 40-49 (1.259 raste ose 18.7%), mosha 50-59 )1.210 raste ose 17.9%)dhe 20-29 (877 raste ose 13.0%). Më pak raste janë regjistruar te fëmijët e moshës 0-9 vjet (99 raste ose 1.5%) dhe te fëmijët 10-19 (261 raste ose 3.9%).

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 5.930 pacientë, që është 16.3% më shumë në krahasim me javën e kaluar dhe janë regjistruar 206 raste të vdekjes, që po ashtu ka një ulje të vogël prej 1% në krahasim me javën e kaluar.

Sa i përket moshës së pacientëve të vdekur, 169 persona kanë pasur mbi 60 vjet, 30 persona janë të moshës 50-59 vjet, 3 raste të vdekjes janë të moshës 40-49 vjet dhe 4 raste vdekje janë të moshës 30-39 vjet.

Advertisement

Raporti javor i Institutit për Shëndet Publik është për periudhën 23-29 nëntor, ndërsa detajet mund të shihni në KËTU./Telegrafi/

Ulet numri i rasteve të reja dhe rritet numri i pacientëve të shëruar nga coronavirusi në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy