Ulet për 126 milionë euro buxheti për personat me aftësi të veçanta në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Buxheti për personat me aftësi ndryshe është ulur për 126 milion euro. Ndërsa shpenzimet e jetesës së tyre janë shumëfishuar. Alishan Suaret, nga koalicioni “Ndryshojmë” prezantoi raportin e realizuar për këtë kategori të ndjeshme të shoqërisë dhe tha se gjatë hulumtimeve që kanë bërë, kanë kuptuar se shpenzimi mujor për një familje që ka një anëtar me aftësi ndryshe është 160 mijë denarë.

“Ky raport nuk është vetëm raport por është dokument që është punuar nga kolicioni ‘Ndryshojmë’ dhe nga hulumtimet tona që i kemi bërë erdhëm në një situatë të padëshirueshme sepse konstatuam 1.6 herë më shumë sipas shportës minimale të LSM-së për muajin shtator dhe tetor që është 24 mijë denarë, për një familje që ka një anëtarë me aftësi të veçanta është 160 mijë denarë”, tha Alishan Suaret.

Ai shpreson që ky raport t’i shërbej Ministrisë së Politikës Sociale, e cila është kompetente në krijimin e politikave sociale.
Ky raport është punuar me qëllim që t’i ndihmojë posaçërisht Ministrisë së Politikës Sociale sepse si koalicion jemi dëshmitarë se buxheti është ulur shumë, 126 milion euro, për të drejtat sociale”, shtoi Suaret.

Ky raport shprehet ai, do t’i dorëzohet të gjitha institucioneve të sistemit me qëllim që siç thekson të krijohen diskutime për këtë çështje.

Advertisement

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, persona me aftësi të veçanta janë rreth 5% i popullsisë./Shenja/

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy