Qendra për Trashëgimi Botërore e UNESCO-s publikoi raportin prej 125 faqeve të Misionit të Monitorimit Rekreativ që vizitoi rajonin e Ohrit në janar të vitit të kaluar. Raporti më i ri sërish tregon se rajoni i Ohrit i përmbush kushtet që të përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore në rrezik.

Në raport kërkohet zbatimi i shpejtë i dhjetëra rekomandimeve të drejtuara tek autoritetet në Maqedoni dhe Shqipëri, prishjen e objekteve pa leje dhe respektim i moratoriumit për ndërtim në breg.

Kokluzioni i Misionit është se rekomandimet që janë dhënë në vitin 2017 nuk janë përmbushur, dhe po ashtu shfaqen rreziqe të reja.

Theksohet se regjistrimi i objekteve pa leje është hap përpara, por prishja e objekteve shkon ngadalë. Kërkohet të përshpejtohet prishja e terasave të ndërtuara në Liqenin e Ohrit që po ashtu hynë edhe në ujërat e liqenit, ndërsa këto vërejtje nuk janë në Ohër, por edhe në Strugë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

UNESCO sërish rekomandoi që Ohri të vendoset në Listën e Trashëgimisë Botërore të rrezikuar shkruan Telegrafi.